Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, do të jetë edhe për 5 vjet në krye të policisë. Vendimin për vazhdimin e mandatit të Maxhunit e ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar se propozimi për një vendim i tillë është dhënë duke u bazuar në performancën që ka treguar në punë ai.
Ndërsa, lidhur me këtë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, tha se e vlerëson lartë punën e Policisë.
‘Ne kemi vlerësuar lartë punën e Policisë dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës, prandaj jemi pajtuar që Maxhuni të emërohet dhe për një mandat tjetër’, tha ai.
COMMENTS