Në Kosovë vazhdon moti i ngrohtë, priten reshje lokale shiu

Në Kosovë vazhdon moti i ngrohtë, priten reshje lokale shiu

Ditët e para të majit në Kosovë vazhdojnë të jenë me mot të ngrohtë dhe reshje lokale shiu. Sipas meteorologëve temperaturat mbesin mbi vlera mesat

Ditët e para të majit në Kosovë vazhdojnë të jenë me mot të ngrohtë dhe reshje lokale shiu.

Sipas meteorologëve temperaturat mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 26 gradë Celsius.

Nga mesi i javës një vorbull ciklonike nga Afrika Veriore pritet të depërtojë mbi Mesdhe, që gjatë ditëve të fundjavës do të kushtëzojë mot jostabil me reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

2 Majë – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

3 Majë- Mot i ngrohtë, me vranësira dhe diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu.

4 Majë – Mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe bubullima.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga juglindja 3-13m/s.

Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e nga mesi i javës pritet të zbres në këto vlera.

COMMENTS