Në Kosovë heshtje zgjedhore

Në Kosovë heshtje zgjedhore

Votim i qetë në Maqedoni me pak parregullsi
Evakuohet teatri në Londër për shkaqe sigurie (Foto)

Në ora 07:00 ka filluar zyrtarisht heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku nesër nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të mund të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë.

Subjektet politike, të cilat për 30 ditë kanë zhvilluar fushatë, nga tani deri në përfundim të votimeve, janë të detyruar që t’i përmbahen heshtjes zgjedhore.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komunat e Kosovës.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Gjithashtu, janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë. Po ashtu, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.

COMMENTS