Në Japoni lind pinguini i parë me fekondim artificial (Video)

Në Japoni lind pinguini i parë me fekondim artificial (Video)

Kuvendi konstituohet sot, Qeveria votohet të shtunën
Rezultatet përfundimtare në komunat shqiptare në Maqedoni

Japonia është bërë vendi i parë në botë me lindjen e pinguinit me fekondim artificial. Një mision i vështirë me 6 vite studime, por qëllimi i shkencëtarëve për zhvillimin e një teknologjie, që të ndihmojë në mbrojtjen e specieve të rrezikuara u arrit.

Pinguini i lindur në këtë mënyrë është i shëndetshëm.

Drejtuesit e akuariumit ‘Kaiyukan’ të Osakës u lidhën për projektin e tyre me Kusunoki Hiroshi, profesor i asociuar i Universitetit të Kobes. Më vonë, përpjekjeve të tyre për të ndërhyrë në riprodhimin e specieve iu bashkua dhe Parku i Jetës Detare në Tokio.

Ekipi i kërkuesve shpreson të ndihmojë në këtë mënyrë në shumimin e specieve të rrezikuara.

Pinguini lindi në qershor dhe është mbajtur nën kontroll nga ekspertët që kanë parë ecurinë e shëndetit të tij. Sipas Organizatës ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës, disa lloje pinguinësh janë në rrezik sidomos nga ndryshimet e klimës.

Një prej tyre, pinguini ‘perandor’ mund të humbasë në dekadat e ardhshme 50% të popullatës. Në Antarktidë, disa koloni të kësaj specieje llogaritet të kenë humbur 2/3-tat e pjesëtarëve të tyre.

COMMENTS