‘Ne i mbijetuam luftës dhe nëse duam diçka mund ta arrijmë’

‘Ne i mbijetuam luftës dhe nëse duam diçka mund ta arrijmë’

A do të ftohet Ajeti për Zvicrën?
Legjenda e Milanit, George Weah është zgjedhur president i Liberisë

Mediat botërore i kanë dedikuar faqet e tyre kampiones kosovare, mbrëtereshës së xhudos siç e quajnë, Majlinda Kelmendi.

CNN shkruan: Majlinda Kelmendi fitoi medalje ari për Kosovë, e para medalje historike Olimpike.
Edhe BBC i ka kushtuar një artikull Kelmendit, të cilën e quan medalistja e parë Olimpike kosovare.

Në fjalët e saj Majlinda ka shprehur emocion, por edhe krenari.
‘Që të jem e siqnertë, erdha këtu për një medalje të artë, por është çmenduri. Jam e lumtur për vetën, për trajnerin, për të gjithë vendin tim. Kjo është hera e parë që Kosova është pjesë e Lojërave Olimpike dhe si hera e parë mendoj se medalja e arit është shumë. Thotë shumë. Njerëzit, veçanërisht fëmijët në Kosovë më shohin si të isha heroinë. Unë u tregova atyre se edhe pas luftës, edhe pasi i mbijetuan asaj, nëse ata duan diçka mund ta arrijnë. Nëse duan të jenë kampionë Olimpikë, mund të jenë – edhe pse vijmë nga një vend i vogël dhe i varfër’.

COMMENTS