Në Havai kryhet testi i parë alarmues atomik prej Luftës së Ftohtë

Në Havai kryhet testi i parë alarmues atomik prej Luftës së Ftohtë

Zgjedhjet krijuan hartën e re politike nëpër komuna
Votimi në Parlamentin britanik vulos përfundimisht Brexit-in

Shteti amerikan, Havai, e ka kryer një test të sistemit të alarmit për sulm atomik, për të parën herë prej Luftës së Ftohtë, derisa janë ngritur tensionet me Korenë Veriore, për shkak të vazhdimit të provave të programit raketor të saj.

Dje në mesditë, më se 380 sirena në gjithë shtetin kanë alarmuar për një minutë, e pastaj është dëgjuar klithja ‘sinjal alarmues i sulmit’.

Këto pajisje të njejta ishin përdorë për alarmimin për cunami dhe katastrofa të tjera natyrore.

Zyrtarët thanë se ata do t’i analizojnë çfarëdo ankesash, raporte apo probleme dhe do të zhvillojnë hetime për çfarëdo gabimesh eventuale.

Havai gjendet 4,600 kilometra nga Koreja Veriore, e cila ka kryer teste të armatimit atomik dhe të raketave balistike, duke i injoruar rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe dënimin nga pjesa më e madhe e shteteve në botë.

COMMENTS