Në Gjilan sot nis ‘Flaka e Janarit 2017’

Në Gjilan sot nis ‘Flaka e Janarit 2017’

Këta janë kandidatët e Alternativës për deputetë
Politikanët urojnë … (Foto)

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në Gjilan nis manifestimi tradicional ‘Flaka e Janarit 2017’, që sivjet i kushtohet heroit Idriz Seferi, përcjellë zico.tv

‘Sot fillon edicioni i 26-të i manifestimit mbarëkombëtar ‘Flaka e Janarit’. Agjenda për ditën e sotme është një vizitë e kryetarit Lutfi Haziri në kazermën e FSK-së, pastaj në orën 11:00 do të bëhen homazhe në varret e dëshmorëve, në orën 16:00 do të bëhet pritja e familjarëve të dëshmorëve nga kryetari i komunës dhe në orën 17:00 do të kemi ndezjen e flakadanit ‘Flaka e Janarit’, ka bërë të ditur Bashkim Nexhipi, udhëheqës i divizionit për kulturë në Gjilan.

‘Flaka e Janarit’ kryesisht bazohet në shfaqje teatrale ku edhe këtë vit do të ketë një program të pasur.

‘Në shfaqjet teatrale do të marrin pjesë 5 trupa nga teatro të ndryshme nga të gjitha viset shqiptare. Pastaj, risi e këtij edicioni do të jetë festivali i filmit të shkurtër shqip, që mbahet më 14 e 15 janar, por edhe shumë aktivitete tjera kulturore, ka shtuar Nexhipi për RTK.

COMMENTS