Në ceremoninë e transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem merr pjesë edhe Shqipëria

Në ceremoninë e transferimit të ambasadës amerikane në Jerusalem merr pjesë edhe Shqipëria

Edhe pse Shqipëria nuk votoi në Kombet e Bashkuara pro vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izra

Edhe pse Shqipëria nuk votoi në Kombet e Bashkuara pro vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, ajo do të jetë e pranishme në ceremoninë që do të organizohet sot në mbrëmje nga Ministria e Jashtme e Izraelit, në vigjilje të hapjes së ambasadës amerikane, të programuar për ditën e hënë, më 14 maj.

Lajmi konfirmohet nga gazeta e madhe izraelite ‘Times of Israel’, e cila bën të ditur se midis 33 ambasadorëve dhe të ngarkuarve me punë, do të jetë dhe ambasadori shqiptar në Izrael, Bardhyl Canaj.

Ndërkohë skena dhune, viktima e mbi 500 të plagosur janë shënuar në Rripin e Gazës, teksa mijëra palestinezë kanë dalë të protestojnë kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jerusalem.

COMMENTS