Në 3 qytete të Kosovës dry për 10 lokale për veprimtari të paligjshme

Në 3 qytete të Kosovës dry për 10 lokale për veprimtari të paligjshme

Thaçi: FSK e gatshme për të gjitha sfidat e sigurisë në Kosovë
Fjalim ekskluziv i Jusuf Gërvallës i vitit 1981 (Video)

Me urdhër të gjykatës kompetente, Policia e Kosovës në orët e pasdites të së enjtes, ka kontrolluar 12 lokale të lojërave të fatit, nën dyshimin për veprimtari të paligjshme.

Njoftohet se aksioni është zhvilluar në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.

‘Gjatë operacionit janë sekuestruar 80 aparate të lojërave të fatit, rreth 40.000€ para të gatshme, 4 shtëpiza kompjuteri, ndërsa 10 lokale janë mbyllur nga ana ATK-së’, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë operacion është intervistuar një i dyshuar mashkull, por që me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

COMMENTS