Ndryshojnë oraret e ndeshjeve të Champions League

Sezoni i Ligës së Kampionëve 2018/2019 do të sjellë disa ndryshime të mëdha jo vetëm në format, por dhe në orarin që do të luhen ndeshjet.

Pjesëmarrëse do të jenë 4 skuadra italiane dhe jo 3 sa janë aktualisht.

Së dyti, dy ndeshje të fazës së grupeve do të luhen në orën 19:00, ndërsa të tjerat si gjithmonë në 20:45.

Një ndryshim i tillë i orarit bëhet për faktin se shumë tifozë kërkojnë të shohin sa më shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe shpërndarja e fundit e orareve të sfidave u jep atyre mundësinë për të përmbushur dëshirën e tyre.

COMMENTS