Ndotja e ajrit tejkalon vlerat kufitare ditore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pasur tejkalim të vlerave kufitare ditore. Bazuar në

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pasur tejkalim të vlerave kufitare ditore.

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, rezultatet e monitorimit te cilësisë se ajrit kanë treguar tejkalimin e vlerave kufitare ditore.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar të shtunën 90.0ug/m3, dhe të dielën 98.2ug/m3, raporton zico.tv

Kjo gjendje ka ardhur si pasojë jo vetëm e burimeve ndotëse në cilësinë e ajrit që tani më janë të njohura, por edhe për shkak të kushteve jo të favorshme meteorologjikë të cilat kanë qenë gjatë kësaj periudhe kohore.

COMMENTS