Ndotja e ajrit shton rrezikun global

Ndotja e ajrit shton rrezikun global

Reduktimi i kafshëve të egra, 58% më pak që nga viti 1970
Sot 18 vjet nga Konferenca e Rambujesë në Francë (Foto)

Agjencia Ndërkombëtare për Energji ka publikuar sot një raport, ku thuhet se dështimi për të ndryshuar mënyrën se si bota përdor dhe prodhon energjinë do të rezultojë me më shumë vdekje të parakohshme nga ndotja e ajrit.

Rreth 6.5 milionë vdekje në vit, në gjithë botën, i atribuohen cilësisë së dobët të ajrit në ambiente të mbyllura dhe në natyrë.

Kjo e bën ndotjen e ajrit kërcënimin e katërt më të madh për shëndetin e njeriut, pas presionit të lartë të gjakut, kequshqyerjes dhe thithjes së duhanit.

Grimcat e vogla nga ajri mund të shkaktojnë kancer në mushkëri dhe sëmundje të zemrës.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji tha se ndotja është kryesisht rezultat i prodhimit të parregullt dhe joefikas të energjisë.

Nëse nuk veprohet, vdekjet e parakohshme vjetore që lidhen me ajrin e ndotur në natyrë do të rriten në 4.5 milionë në vitin 2040 nga 3 milionë sa janë aktualisht.

COMMENTS