‘Ndjenja më e mirë’, dy mesazhe emocionuan Dafina Zeqirin (Foto)

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Dafina Zeqiri tash e sa kohë është përtej oqeanit Atlantik, ku po zhvillon edhe një karrierë muzikore.

Edhe pse është shumë larg, fansat nuk po e harrojnë këngëtaren dhe dashurinë po ja shprehin edhe përmes mesazheve private.

Një të tillë, Dafi e ka publikuar në rrjetet sociale teksa shihen ca rreshta adhurimi në emër të saj.

Dëshira e vetme që do kisha ishte të flas me ty. E di që është e pamundur kështu që s’po e marr mundimin. Gjithsesi nëse do t’i lexon këto një ditë apo një herë dije se je idhulli im’, ka ardhur një mesazh në adresë të Zeqirit.

Në një mesazh tjetër një adhuruese e falënderon për performancën e treguar në Detroit të SHBA-së.

Adhuruesja vlerëson lartë performancën e Dafit në SHBA

Ndryshe, kënga e fundit e këngëtares ‘Told Ya’ është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube.

COMMENTS