Ndizet ‘lufta’ në ‘Big Brother Albania’

Edhe pse është ende në ditët e para kanë nisur konfliktet dhe përplasjet mes konkurrentëve të Big Brother.

Një debat i ashpër mes Damianos dhe Ervinit ka shkuar deri në atë pikë sa ky i fundit ka pështyrë në fytyrë Damianon, ndërsa e ka kërcënuar se është i gatshëm të lërë edhe lojën dhe të përballet më të jashtë.

‘Qetësohu njëherë, pastaj eja të flasim’,- i ka thënë Damiano Ervinit. Pas këtij veprimi Ervini iu është drejtuar prindërve të Damianos për edukatën skandaloze të djalit të tyre.

Siç u lajmërua Big Brother lejoi që vajzat të kalonin te ana e djemve, të cilat janë habitur shumë me atë që ka ndodhur.

COMMENTS