Ndeshjet për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, të mërkurën

Ndeshjet për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, të mërkurën

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet në kuadër të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje, ardhje. Ndeshjet e para luhen të mërkurën ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 18 prill.

Drenica në shtëpi do të presë skuadrën gjakovare të Vëllaznimit, në një ndeshje ku të dyja do të synojnë fitoren që të dalin në kupat evropiane, pasi që në kuadër të Superligës janë larg pozitave që dërgojnë në Evropë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në mes të Prishtinës dhe skuadrës së Ligës së Parë, Vushtrrisë. Prishtina këtë vit synon dy trofe, ndërsa për Vushtrrinë do të jetë mjaft e vështirë kualifikimi në finale.

COMMENTS