Ndërron jetë Qani Mehmedi

Përplasja fizike e deputetëve të PD-së me policinë në Tiranë, përgjaket Spaho (Video)
Veseli: Shkarkimet nuk do të ndalen me kaq

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, publicisti dhe redaktori i vyer i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi.

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ‘Bota e re ‘ dhe ‘Zëri i Rinisë’, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës ‘Dituria’.

Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen ‘Lajm’ kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Qani Mehmedi ishte laureat i Çmimit për gazetari ‘Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka’ Çmimit ndërkombëtar ‘Ballkani – zemra e Evropës’, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën ‘ Zëri i Rinisë’, punëtor i dalluar i Gazetës ‘ Rilindja’. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.

Ka botuar me dhjetëra kolumne editoriale, intervista në gazetat e Prishtinës Tiranës, Shkupit, Zagrebit dhe Sarajevës.

Së fundi ka botuar studimin ‘Shtetformimi i Kosovës 1968 -2008’.

Qani Mehmedi ishte dëshmi e gjallë e historisë së Kosovës në afro dyzet vitet e fundit. Ai kishte një arkiv të madh të trashëguar nga lidhjet, bashkëpunimet patriotike dhe miqësitë e shumta.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin e tij të lindjes në Drogomisht të Vogël, në Kërçovë të Maqedonisë në orën 18.

COMMENTS