Ndërron jetë njëri nga të plagosurit në Parkun e Prishtinës (Video)

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit në Parkun e Prishtinës (Video)

Rrahën katër persona në Viti, arrestohen nga policia
Maji, afati i fundit për shuarjen e operatorëve ilegalë

Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë njëri prej të plagosurve në Parkun e qytetit të Prishtinës.

Burime të KosovaPress-it kanë thënë se njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Incidenti ka ndodhur para një ore në Parkun e qytetit të Prishtinës, ku si pasojë e të shtënave me armë, dy persona mbetën të plagosur, ku njëri prej tyre ndërroi jetë.

Ndryshe, dëshmitarët kanë treguar se afër vendit të ngjarjes e kanë parë një person, i ri në moshë, teksa qëllon me armë në drejtim të dy personave që po lëviznin me motor, skuter.

Personat e qëlluar raportohet të kenë qenë të moshës nga 22-24 vjeçar.

COMMENTS