Ndërron jetë në moshë 36 vjeçare aktori i ‘Game of Thrones’ që njihej si britaniku më i gjatë

Aktori më i gjatë britanik, Neil Fingleton, 36 vjeçar ka ndërruar jetë në fundjavën që lamë pas në vendlindjen e tij në Duram – ka bërë të ditur famil

Aktori më i gjatë britanik, Neil Fingleton, 36 vjeçar ka ndërruar jetë në fundjavën që lamë pas në vendlindjen e tij në Duram – ka bërë të ditur familja e tij.

Finglton ishte i gjatë 2.33 metra dhe në vitin 2007 hyri në Librin e rekordeve Guinness si britaniku më i gjatë.

Fingleton ishte zyrtarisht britaniku më i gjatë
Mediat britanike bëjnë të ditur se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e problemeve me zemër.

I lindur më 18 dhjetor 1980 në Duram, ai u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të basketbollit.

Ka luajtur në filmat, si ‘X-Men First class’, ’47 Ronin’ dhe ‘Avengers’.

Fingleton u bë i popullarizuar me rolin e gjigantit në serialin ‘Game of Thrones’.

COMMENTS