Ndërron jetë komiku i njohur Charlie Murphy

Është raportuar se komiku i njohur Charlie Murphy ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës në moshën 57 vjeçare.

Sipas menaxherit të tij, Charlie vdiq nga leukemia, në një spital në New York.

Ndërkohë familjarët e të ndjerit thanë se janë të shokuar nga ky lajm, pasi sipas doktorëve gjendja e tij shëndetësore po përmirësohej.

Charlie është vëllai i madh i komedianit, Eddie, me të cilin kishin bashkëpunuar në filmat ‘Are We There Yet’, ‘The Boondocks’, ‘Norbit’, dhe ‘Vampire in Brooklyn’.

COMMENTS