Ndërron jetë avokati dhe ish prokurori Fahri Nuhiu

KMDLNj: Standarde të dyfishta të BE -së rreth faljes së të dënuarve për krime lufte
Aliu voton në Ferizaj, pret fitoren e më të mirit

Të hënën është ndarë nga jeta avokati dhe ish-prokurori Fahri Nuhiu, nga Velekinca e Gjilanit.

Nuhiu është gjetur i vdekur në zyrën e tij nga një sulm në zemër ka njoftuar kryetari i Odës së Avokatëve dega regjionale në Gjilan, Shemsedin Pira.

Për nder të kontributit të tij Oda e Avokatëve dega regjionale në Gjilan të martën nga ora 10.00 mban mbledhje komemorative.

Pira e ka çmuar lartë kontributin e avokatit Fahri Nuhiu dhe angazhimin e tij të madh sa ishte edhe si prokuror në Prokurorinë e Qarkut duke u ballafaquar me shumë raste të rënda kriminale.

Varrimi i Fahri Nuhiut bëhet të martën me namazin e drekës, ora 13:00 në varrezat e Velekincës së vjetër.

COMMENTS