Ndërron jetë aktorja e Hollywood-it Zsa Zsa Gabor

Ndërron jetë aktorja e Hollywood-it Zsa Zsa Gabor

Ylberina Abdyli fituese e ‘Fest Flaka 2017’
‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ Dekorata për 7 aktorët e kinematografisë shqiptare

Në moshën 99 vjeçare, ka ndërruar jetë aktorja Zsa Zsa Gabor. Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti i saj, Frederic von Anhalt, tha se ajo ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër.

E lindur në Hungari, ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bëri debutimin e saj të Hollywood-it në vitin 1952.

Ajo u shfaq në më shumë se 70 filma, por ishte më shumë e njohur për stilin luksoz të jetës së saj dhe për martesat e shumta.

Gabor ka qenë e martuar nëntë herë. Për herë të parë në moshën 20 vjeçare dhe për herë të fundit është martuar rreth moshës 70 vjeç, martesë e cila zgjati më shumë.

Ndër rolet e saj më të mira përmenden ato në filmat, si ‘Moulin Rouge’ (1952), ‘Lili’ (1953), ‘Touch of Evil’ (1958) dhe ‘Queen of Outer Space’ (1958).

COMMENTS