Ndërron jetë aktori i njohur i ‘O Sa Mirë’, Art Kurti

Ndërron jetë aktori i njohur i ‘O Sa Mirë’, Art Kurti

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar për Telegrafin se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Gjakovë – Goden. Bëhet fj

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar për Telegrafin se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Gjakovë – Goden.

Bëhet fjalë për aktorin e ‘O Sa Mirë’, Art Kurtin, i njohur për rolin e Gjakovarit.

Art Kurti (gjakovari), ishte një prej personazheve të dashura të serialit ‘O Sa Mirë’

‘Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin Hetim i vdekjes’.

‘Viktimë e këtij rasti është personi me inicialet A.K. i lindur 1995 nga Gjakova, zyrtar komunal në komunën e Gjakovës. Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha prova’, ka deklaruar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, rajoni i Gjakovës.

Art Kurti ishte edhe pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ku edhe ka kandiduar për asamble komunale në zgjedhjet e fundit lokale.

Kurti ishte një prej aktorëve të dashur të serialit, ndërkaq policia nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për shkakun e vdekjes së tij, pasi rasti është duke u hetuar.

COMMENTS