Ndërrime në krye të KFOR-it amerikan në Bondsteel

Ndërrime në krye të KFOR-it amerikan në Bondsteel

18 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani
Liderët e partive politike përçojnë mesazhe paqeje për Festën e Fiter Bajramit (Foto)

Në Bondsteel te Ferizaj është bërë ndërrimi i komandantëve. Në krye të ushtrisë amerikane, në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ka ardhur koloneli Michael Spraggins, ndërsa largohet koloneli Corvin Lusk.

Koloneli Lusk duke dorëzuar detyrën kolegut tjetër tha se paqja në Kosovë nuk do të lëkundet dhe me këtë është pajtuar edhe komandanti i ri.

“KFOR-i gjatë 18 vjetëve ka ruajtur paqen e sigurinë në Kosovë për të gjithë, dhe kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen. E vetmja gjë që duam t’ua thermi të gjithëve është kjo: Forcat tona janë të përgatitura për sigurimin e stabilitetit dhe të sigurisë kombëtar në çfarëdo situate”, është shprehur koloneli Spraggins.

Komandanti i ri i forcave amerikane të KFOR-it në Kosovë ka thënë se kërkesa për forca ushtarake shtesë në Kosovë duhet të merret në nivelin më të lartë.

‘Ushtarët e KFOR-it në Kosovë kanë mandatin për të ruajtur sigurinë në Kosovë sipas Rezolutës 1244. KFOR-i bashkë me faktorët e tjerë ndërkombëtarë, përfshirë edhe BE-në, mbështet fuqishëm stabilitetin dhe paqen në Kosovë. Po ashtu mbështet fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për stabilitet’, ka thënë koloneli amerikan.

amerikan në Kosovë është përforcuar edhe me 500 ushtarë shtesë. Forcat e SHBA janë përgjegjëse për sigurinë në pjesën lindore të Kosovës.

COMMENTS