Ndërprerja e bisedimeve nga ana e Beogradit, veprim i gabuar

Ndërprerja e bisedimeve nga ana e Beogradit, veprim i gabuar

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë
Pesë fakte që nuk i dinit për Barack Obaman (Video)

Anulimi i takimeve në Bruksel nga ana delegacionit serb për shkak të vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit, vlerësohet si veprim i gabuar i Beogradit. Për analistin Naim Rashiti kjo është një kthesë e keqe, në procesin e dialogut në periudhën kur po përgatitej një fazë ndoshta finale e bisedimeve Kosovë-Serbi.

‘Është një situatë paradoksale në procesin e dialogut por edhe me qasjen e faktorit ndërkombëtar të BE-së. Në njërën anë pritet për një proces të fazës finale ashtu siç proklamohet edhe në Strategjinë e Zgjerimit të BE-së por në anën tjetër tensione e diskursi i acaruar vazhdojnë. Diçka nuk është në rregull me këtë situatë, prandaj duhet të krijohet një situatë e re më normale, një përgatitje më të mirë, për një kornizë më të qartë për procesin e dialogut’, deklaroi Rashiti.

Nenad Maksimoviç drejtor i organizatës joqeveritare ‘Qendra për Paqe dhe Tolerancë’ në Graçanicë, thotë se vrasja e Ivanoviqit ishte vrasje e ideve ndryshe dhe alternativave të ndryshme politike. Maksimovic i tha Radio Kosovës se ndërprerja e dialogut si pasojë e vrasjes së Ivanovicit është absolutisht e panevojshme sepse kjo vrasje s’ka lidhje me dialogun.

‘Mendoj se është në pyetje një lojë e politikës ditore, ku rëndësia më e madhe sesa e një individi, është të vazhdojë dialogu, por në nivel presidentësh’, deklaroi Maksimoviq.

Për politologun Belul Beqajn – Beogradi zyrtar me këtë veprim në një mënyrë e privatizoi çështjen Ivanoviq, edhe pse ata ishin akterët kryesor kundër politikës së Oliver Ivanovicit. Në një deklaratë për programin e gjuhës serbe në Radio Kosovë, Bleqaj vlerëson se Beogradi nuk ka arsye të privatizojë atentatin ndaj Ivanovicit sepse, sipas kësaj logjike edhe pala kosovare mund ta konsideroj vrasjen e tij -arsye për ndërprerje të bisedimeve e që do duhej që dialogu të mos varet nga kjo. Në të kundërtën, Beqaj tha se ky rast do të duhej të ishte arsyeja për vazhdimin e dialogut në mënyrë që të dyja palët të pajtohen dhe të gjindet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

COMMENTS