Ndahet nga jeta këngëtari George Michael

Ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare, këngëtari George Michael, njoftoi publicisti i tij. 'Me pikëllim të madh konfirmojmë se biri ynë i dashur, v

Ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçare, këngëtari George Michael, njoftoi publicisti i tij.

‘Me pikëllim të madh konfirmojmë se biri ynë i dashur, vëllai dhe miku George ka vdekur paqësisht në shtëpinë e tij, në kohën e Krishtlindjeve’, tha publicisti përmes një deklarate.

Policia tha se nuk ka rrethana të dyshimta të vdekjes.

Pop këngëtari George Michael, ka lindur në Georgios Kyriacos Panayiotou në veri të Londrës. Ai la gjurmë me këngët e tij, të gjitha hite.

Ai gjatë karrierës së tij muzikore ka shitur më shumë se 100 milionë albume, gjatë katër dekadave.

Talenti i tij si këngëtar, kompozitor dhe producent muzikor e bëri George Michael një prej artistëve më të mëdhenj në botë. Ai gjatë karrierës së tij ka fituar tre çmime British dhe dy Grammy.

George Michael, njihet si një këngëtar që ka pasur mjaft probleme me ligjin e gjithashtu edhe me jetën e tij shëndetësore.

Një nga problemet me të cilat është përballur ai është paragjykimi i tij për seksualitetin e tij. Michael zbuloi se ai ishte homoseksual në vitin 1998, pasi u arrestua në një tualet publik në Beverly Hills të Kalifornisë.

COMMENTS