Ndahet nga jeta aktori i njohur turk

Ndahet nga jeta aktori i njohur turk

Flori i rikthehet skenës (Foto)
Të premten meshkujt pushtojnë edicionin e radhës të n’ZOOM (Video)

Një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke është përcjellë për në banesën e fundit. Kuzey Vargin, i lindur në vitin 1940, Vargin nisi karrierën e tij kinematografike në vitet 1960 dhe ndryshe nga shumë aktorë të ‘Yesilçam’, i rezistoi kohës duke luajtur edhe në ‘epokën e serialeve’.

Së fundmi ai luajti rolin e ‘Adil Esrefoglu’ në serialin ‘Lugina e Ujqërve’. Veterani i kinematografisë turke vuante nga tensioni i lartë dhe qëndroi në reanimacion në provincën bregdetare të Muglas për më shumë se një muaj për shkak të mosfunksionimit të veshkave.

Në ceremoninë mortore të mjeshtrit të kinematografisë morën pjesë shumë aktorë, por media turke vuri re mungesën e Necati Sasmaz (Polat Alemdar), me të cilin ka luajtur në serialin ‘Lugina e Ujqërve’. Mungesa e Sasmazit u etiketua si mungesë respekti ndaj kujtimit të Vargin.

COMMENTS