Ndahet çifti tjetër i yjeve (Foto)

Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka kaluar me shumë zhurmë në të gjithë botën. Por, tashmë është konfirmuar edhe një tjetër ndarje e bujshme.

Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka kaluar me shumë zhurmë në të gjithë botën.

Por, tashmë është konfirmuar edhe një tjetër ndarje e bujshme. Dy aktorët e njohur Naomi Watts dhe Liev Schreiber kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre.

Për momentin nuk dihen motivet e kësaj ndarje, por 47 vjeçarja Watts, dhe 48 vjeçari Schreiber, kanë deklaruar se, sipas tyre, më e mira për familjen është që ata të dy të ndahen.

divorcohet-edhe-nje-cift-tjeter-i-yjeve

Dy aktorët e njohur kanë luajtur në disa filma bashkë, më i fundit një vit më parë.

Ata ishin në lidhje të pamartuar që prej 11 vitesh dhe kanë dy fëmijë së bashku. Vetëm një muaj më parë, ata u fotografuan të lumtur me dy fëmijët e tyre, dhe për këtë arsye ndarja erdhi e papritur.

COMMENTS