Ndahen Blerim Xhemaili e Erjona Sulejmani

Ndahen Blerim Xhemaili e Erjona Sulejmani

Blerim Xhemaili duket se i ka dhënë fund martesës me Erjona Sulejmanin, të martuar që prej verës së vitit 2015. Lajmi është publikuar nga media

Blerim Xhemaili duket se i ka dhënë fund martesës me Erjona Sulejmanin, të martuar që prej verës së vitit 2015.

Lajmi është publikuar nga mediat zvicerane dhe ato italiane.

Sipas ‘Blick’, Erjona i përket së kaluarës tashmë për Xhemailin.

‘Blick’ shkruan se avokatja italiane e Xhemailit, Daniela Missaglia, ka njoftuar se klienti i saj ka nisur proceduarat e divorcit për shkak të një krize që po kalonin në marrëdhënien e tyre.

‘Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modelim dhe prezantim. Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij’, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja.

Ditët e fundit, Erjona Sulejmani dha një intervistë, ku foli për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, ndërsa u shpreh se futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar dhe në seks nuk janë shumë të mirë.

COMMENTS