NBA, Beyonce mund të blejë Houston Rockets

NBA, Beyonce mund të blejë Houston Rockets

Dasmat e botës, e mahnitshme ajo nga Kosova (Video)
Vjen edhe reagimi i Albulenës, pas deklaratës së Bleros (Foto)

Houston Rockets po përjeton një verë intensive. Së fundmi, në radhët e skuadrës teksane ka ardhur Chris Paul, ndërkohë që është rinovuar kontrata me James Harden.

Por, e reja më interesante për Rockets duket se ka të bëjë me pronësinë, pasi në skenë pritet të hyjë as më shumë e as më pak, por mbretëresha e muzikës ‘R&B’, Beyonce.

Sipas portalit financiar ‘Bloomberg’, artistja amerikane, një tifoze e Houstonit, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë shfaqur gatishmërinë për blerjen e skuadrës së NBA-së për një vlerë prej më shumë se dy miliardë dollarësh.

Beyonce, jo pak herë është parë teksa ndjek ndeshjet e Rockets, madje ka pasur raste që ajo ka interpretuar në skenë e veshur me fanellën e kësaj skuadre. Pasioni për basketbollin duket se është një një çështje familjare e Beyonces, pasi edhe bashkëshkorti i saj Jay Z. ka lidhje me NBA-në, duke qenë se është aksioner i Brooklyn Nets, edhe pse me një kuotë të vogël.

COMMENTS