Nazim Rexhepi, fiton për të tretën herë në Langnau të Zvicrës (Foto)

Nazim Rexhepi, fiton për të tretën herë në Langnau të Zvicrës (Foto)

Nazim Rexhepi përsëri ka fituar për të tretën herë në zgjedhjet si këshilltar në Komunën e Langnaus në Zvicër.

Lajmin e ka kumtuar vetë Rexhepi, në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai shton se ishte i 7-ti në mesin e 40 garuesve në këtë komunë me 795 vota, shkruan zico.tv

Ndryshe në vitin 1989, Nazim Rexhepi me origjinë nga Malisheva e Gjilanit, ka emigruar në Zvicër.

Prej vitit 1990 është anëtar aktiv i sindikatave zvicerane, ndërsa që nga viti 2004 është i punësuar si sekretar sindikal në Sindikatën UNIA. Aktualisht vepron dhe jeton në po të njëjtin qytet së bashku me familje.

COMMENTS