Navigatori të ‘tradhton’ (Foto)

Navigatori të ‘tradhton’ (Foto)

‘Zogu i Verdhë’ (Video)
Mercedes rival i fuqishëm i Teslas (Video)

Një turist në Como të Italisë ndoqi të dhënat e navigatorit, por i ngeci makina në një rrugë mjaft të ngushtë pedonale dhe me shkallë.

Protagonistë i kësaj aventure ‘teknologjike’ është një turist 40-vjeçar nga Milano, i cili po vizitonte Liqenin e Como, në Carate Urio.

‘I tradhtuar’ nga udhëzimet rrugore të GPS, ai ngeci në një rrugë që pas asfaltit bëhet një rrugicë me kalldrëm dhe shkallë.

Ai sapo e kishte blerë disa muaj më parë makinën e tij Volvo, vazhdoi rrugën derisa ngeci. Në atë moment nuk kishte ç’të bënte tjetër, veçse të kërkonte ndihmë. Janë dashur 5 orë punë të zjarrfikësve për të liruar veturën.

COMMENTS