‘NATO do të qëndrojë në Kosovë shumë vite, ndoshta edhe më gjatë’

‘NATO do të qëndrojë në Kosovë shumë vite, ndoshta edhe më gjatë’

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Paolo Ali, duke folur për Kosovën ka thënë se asaj i duhet siguria dhe stabiliteti.

‘NATO-ja dhe KFOR-i janë pjesë e këtij stabiliteti. Ata mbrojnë pjesëtarët e komunitetit shqiptar dhe të komunitetit serb. KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë gjithnjë deri sa të ketë nevojë, ndoshta disa vite, ndoshta edhe më gjatë’, ka thënë Ali.

Ali ka theksuar se respektohet vendimi i Serbisë që të mos jetë anëtare e NATO-s.

‘Nuk është e domosdoshme që Serbia në këtë moment t’i bashkohet NATO-s. Ndoshta kjo do të ndodhë në atë ardhmen, porse kjo varet nga qytetarët e Serbisë e jo nga NATO-ja i cili gjithmonë pranon kërkesat për anëtarësim siç ndodhi me vendet tjera të rajonit’, ka thënë për rel në gjuhën serbe Paolo Ali.

Lidhur me bombardimet e NATO-s, Ali ka thënë se ato kanë ndodhur para 20 vjetësh dhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

COMMENTS