NATO: Assad ka përgjegjësi të plotë për sulmin amerikan në Siri

Spanja ‘pushton’ Katalonjën
Kurti i shkruan letër kryeministris, hap çështjen e Demarkacionit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur të premten se Aleanca Veri-Atlantike mbështet të gjitha përpjekjet ndërkombëtare me qëllim të arritjes së paqes dhe zgjidhjes politike në Siri.

Ai tha se regjimi sirian bart përgjegjësinë e plotë për sulmin me gaz helmues në Shayrat, në të cilin humbën jetën mbi 80 persona dhe se NATO dënon përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga ana e Sirisë, si shkelje të rëndë të normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

‘Çfarëdo përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe nuk mund të kalojë pa përgjigje dhe fajtorët duhet të përgjigjen për këtë. NATO konsideron se përdorimi i armëve kimike është kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. NATO mbështet të gjitha përpjekjet ndërkombëtare, synim i të cilave është arritja e paqes dhe zgjidhja politike në Siri’, thuhet në kumtesën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

COMMENTS