Nata e 20-të, rumunët në protesta kundër qeverisë

Nata e 20-të, rumunët në protesta kundër qeverisë

Adem Mikullovci thërret për vazhdimin e seancës konstituive të kuvendit
Policia e Kosovës paralajmëron për lojën ‘Balena Blu’

Për të 20-tën natë me radhë, mijëra rumunë kanë dalë në protesta kundër qeverisë, pavarësisht shiut të furishëm.

3 mijë protestues janë mbledhur në Bukuresht dhe 3 mijë të tjerë në qytetin e dytë më të madh, Cluj, thanë organizatorët.

Protestat fillimisht kanë nisur kundër një dekreti të qeverisë, i cili, sipas kritikëve, do të dobësonte ligjet anti-korrupsion dhe do t’iu shkonte përshtati aleatëve të qeverisë.

Qeveria shfuqizoi dekretin më 5 shkurt, por shumë protestues kanë mbetur në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sorin Grindeanut, i cili ka marrë postin vetëm muajin e kaluar.

Pavarësisht protestuave, Grindeanu refuzon të japë dorëheqje.

COMMENTS