Namazi i Kurban Bajramit falet në sheshin ‘Skënderbej’

KQZ: Deri në ora 15:00 dalja në zgjedhje mbi 29% (Foto)
Qeveria e re, Rama zhvillon mbledhjen e parë në Vlorë

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Ashtu si çdo vit edhe mëngjesin e sotëm në orën 06:50 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, besimtarët bënë faljen e Namazit.

Kreu i KMSH, Skënder Bruçaj në mesazhin e tij të urimit tha se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar.

Ai tha se besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

“Në këtë ditë feste e gëzimi të Kurban Bajramit u bëj thirrje të gjithë besimtarëve vullnetmirë që të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga krijuesi ynë, dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë. Të jemi më mëshirues e tolerant, duke respektuar njeri-tjetrin dhe të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pa reshtur për të gjithë njerëzimin mbarë”, tha kreu i KMSH.

COMMENTS