Nainggolani synon trofeun e Ligës së Kampionëve

Nainggolani synon trofeun e Ligës së Kampionëve

Mesfushori i Romës, shpreson që skuadra e tij të shpallet kampione e Evropës. Radja Nainggolan e përshkruan Ligën e Kampionëve, si ngjarjen më të m

Mesfushori i Romës, shpreson që skuadra e tij të shpallet kampione e Evropës.

Radja Nainggolan e përshkruan Ligën e Kampionëve, si ngjarjen më të madhe për klube dhe se si për të ashtu edhe për çdo futbollist do të ishte një ëndërr për ta fituar.

Ai do të ketë mundësinë që ta realizojë këtë ëndërr, pasi me Romën është kualifikuar në gjysmëfinale ku do të ndeshet me Liverpoolin.

‘Liga e Kampionëve është një ëndërr për çdokënd që fillon të luajë futboll’, ka thënë ai për faqen zyrtare të UEFA-s.

‘Si fëmijë kam dashur gjithnjë të luaj në këtë kompeticion dhe pasi kam arritur ta bëjë, tani më mbetet ta shijoj edhe Kupën e Botës’.

‘Megjithatë, Liga e Kampionëve mbetet një kompeticion madhështor, të cilin dua ta provoj ta fitoj’, ka theksuar Nainggolan.

COMMENTS