Naim Tërnava bën thirrje për fushatë të qetë dhe dinjitoze

NYT: Ballkani, terren testues në luftën e re të ftohtë
1642 projekte bujqësore në Kosovë presin mbështetje

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, ka bërë thirrje që të zhvillohet një fushatë dinjitoze të përgjegjshme dhe të qytetëruar.

Tërnava një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit u lut që nga procesi zgjedhor të dalin më unik dhe më të konsoliduar institucionalisht.

‘Urojmë dhe shpresojmë që gjatë këtij muaji të rahmetit e mëshirës, spektri ynë politik pjesëmarrës në zgjedhje do të zhvillojë një fushatë dinjitoze, të përgjegjshme, të qytetëruar’, shtoi myftiu Tërnava.

Tërnava sot i është drejtuar besimtarëve islam për t’ua uruar muajin e Ramazanit që fillon të shtunën, më 27 maj.

COMMENTS