Mynih, të shtëna me armë zjarri në qendër tregtare (Foto)

Të shtëna me armë janë dëgjuar pranë një qendre tregtare në Mynih të Gjermanisë. Sipas mediave ndërkombëtare një operacion i madh policor është du

Të shtëna me armë janë dëgjuar pranë një qendre tregtare në Mynih të Gjermanisë.

Sipas mediave ndërkombëtare një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendrën tregtare ‘Olympia-Einkaufszentrum’.

Raportet thonë se zona pranë qendrës tregtare është rrethuar, por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

BBC-ja duke cituar mediat gjermane thotë se dyshohet se disa persona janë vrarë, pa specifikuar numrin e tyre.

Po ashtu dyshohet se ka qenë një person që ka qëlluar, i cili është ende në arrati.

Autoritetet policore u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

m 1

m 2

COMMENTS