Myftiu Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka adresuar mesazhin e tij urues me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kremtimit të festës së F

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka adresuar mesazhin e tij urues me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër – Bajramit.

‘Pas një muaji agjërim ku shprehem bindjen dhe përkushtimin ndaj Zotit, nesër para agimit besimtarët do të jenë fillimisht në xhami për të kurorëzuar përfundimin e agjërimit, fillimisht me faljen e namazit të Bajramit e për të vazhduar festën në familje, farefis e shoqëri të bashkuar në përgëzime e urime’, ka thënë Tërnava.

Me mesazhe për paqe e tolerancë, Myftiu Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët islam.

‘Në punët tona të përditshme jemi të obliguar të forcojmë paqen mirëqenien, dashurinë, respektin dhe solidaritetin mes njerëzve larg dhunës, konflikteve gjakderdhjeve e ekstremeve të ndryshme. Misioni ynë në këtë botë është që të hapim shtigjet e lumturisë për njerëzimin, ky është misioni primar i fesë tonë islame’, ka theksuar myftiu Tërnava.

Festa e Fitër Bajramit pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

COMMENTS