Muzeu i Kosovës anëtarësohet në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve

Muzeu i Kosovës anëtarësohet në Këshillin Ndërkombëtar të Muzeve

Po xhirohet filmi ‘Gjumë dhe Dashuri’ (Foto)
Imazhe mahnistëse të xhamive në Iran (Foto)

Muzeu i Kosovës ka marrë konfirmimin për anëtarësim në organizatën më të madhe botërore të muzeve, International Council of Museums – ICOM.

Sipas një njoftimi, rolin kryesor bartës në procesin e anëtarësimit të Muzeut të Kosovës e ka pasur Task-Forca për anëtarësim të Kosovës në Institucionet/Mekanizmat Ndërkombëtare të Kulturës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtarësimin në fjalë e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse përpos që mundëson futjen e Muzeut të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të muzeve, ai hap rrugën që institucioni kryesor muzeor i Kosovës të ketë qasje në ndjekjen e standardeve dhe udhëzimeve të ICOM-it, i cili si synim ka promovimin e përsosmërisë, dialogut dhe implementimin e standardeve profesionale në komunitetin global muzeor.

ICOM, me seli në Paris, është organizatë e krijuar në vitin 1946 dhe përbën rrjetin unik të muzeve dhe profesionistëve të muzeve nga 136 shtete të botës duke ndihmuar kështu bashkësinë muzeore botërore. Njëkohësisht, ICOM paraqet forum diplomatik në fushëveprimtarinë e vet duke mbajtur relacione formale me UNECO, ka status konsultativ në Këshillin ekonomik dhe shoqëror të Kombeve të Bashkuara, bashkëpunon me partnerë siç janë Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), INTERPOL dhe Organizata Botërore e Doganave (WCO). ICOM është gjithashtu një ndër anëtarët themelues të Komitetit Ndërkombëtar të Mburojës së Kaltërt (ICBS).

Ndërkaq, thuhet më tej në njoftim, kujtojmë se themelimi i Task-Forcës është propozim i MKRS-së të cilën Qeveria e ka miratuar me 1 qershor të këtij viti dhe përbëhet nga përfaqësues të: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues; Presidencës, Kryeministrisë, Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Integrimeve Evropiane, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të pavarur.

COMMENTS