‘Muzeu i dështimeve’, ekspozita e rrallë në Suedi (Video)

‘Muzeu i dështimeve’, ekspozita e rrallë në Suedi (Video)

Për trup të mirë aplikoni këto ushtrime (Video)
Hoteli pa vizitorë, ka 10 mijë dhoma por s’ka pasur mysafirë asnjëherë (Video)

Në vend që të lartësojë arritjet e njerëzimit, një muze i ri që është hapur së fundmi në Suedi, ka mbledhur artefakte që përfaqësojnë kohët kur gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Muzeu i dështimeve, në qytetin jugor të Suedisë, Helsingborg, u hap më 7 qershor dhe mban një numër shpikjesh të famshme që kanë dështuar të dalin në dritë si për shembull regjistruesit video Betamax, Google Glass apo një lojë që ka si personazh presidentin amerikan, Donald Trump.

“Disa nga objektet e mia të preferuara nuk janë spektakolare në pamje, por kanë histori fantastike. Për shembull, kamera dixhitale, ata nuk e kuptuan që njerëzit do të ndalnin printimin e fotove dhe refuzuan të ndryshonin modelin, si pasojë, në 2012 kompania falimentoi, e po atë vit “Instagram”-i iu shit “Facebook”-ut për një miliard dollarë”, thotë një prej pjesëmarrësve.

COMMENTS