Mustafa: Veriu të respektojë ligjet e Kosovës, në të kundërtën…

Mustafa: Veriu të respektojë ligjet e Kosovës, në të kundërtën…

Senatori McCain viziton sot Kosovën
Martohet 5 vjeçarja, i plotësohet dëshira vogëlushes me kancer (Video)

‘Komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë’. Kjo është deklarata e kryeministrit Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Mustafa u ka bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione. ‘Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respketojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës’.

Ai në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar u ka bërë thirrje autoriteteve lokale në Mitrovicën Veriore që të zbatojnë ligjet e Kushtetutës së Kosovës për murin e ndërtuar pa leje.

Sipas Mustafës, muri i ngritur në mes të qytetit të Mitrovicës nuk është as e tashmja dhe as e ardhmja e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri ndër të tjerash ka siguruar qytetarët e Kosovës se provokimet e shtetit serb siç ishte rasti me trenin ilegal, do të gjejnë gatishmërinë dhe vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për te zbatuar ligjshmërinë në vend, në koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të implementuar marrëveshjet nga dialogu dhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

‘Ne do të fillojmë me implementimin e saj në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por me pjesëmarrje të serbëve dhe të komuniteteve tjera në ketë proces’, tha Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për liderin e AAK-së i cili po vazhdon të qëndrojë në Francë pas lirimit me kusht. Ai tha se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi por do të kthehet në Kosovë.

COMMENTS