Mustafa sot niset për shërim në Gjermani

Mustafa sot niset për shërim në Gjermani

Ish kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot merr rrugën për në Gjermani.

Mustafa ishte i shtrirë në një spital privat në Kosovë, por megjithatë shëndeti i tij është përkeqësuar, prandaj ai do të niset për në Gjermani për t’u trajtuar.

Koha.net ka mësuar nga burime të sigurta të Mustafës se ai do të niset sot, ndërkaq ish-këshilltari i tij Besnik Berisha, i ka thënë KTV-së se ka një rekomandim nga mjekët që për të eliminuar çfarëdo dyshimi, të dërgohet jashtë vendit, për çka edhe familja e Mustafës ka pranuar.

Mbrëmë pas këtyre raportimeve, edhe Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë thënë se i ofrojnë mbështetje Mustafës me të gjitha ndihmat institucionale.

Lajmet e para për rëndimin e gjendjes shëndetësore të kryetarit të LDK-së kishin dalë qysh më 10 janar.

COMMENTS