Mustafa: Qeveria ime nisi dhënien e pensioneve për veteranë, që zvarritej që 15 vjet

Mustafa: Qeveria ime nisi dhënien e pensioneve për veteranë, që zvarritej që 15 vjet

11 vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova
Trump: Do t’i mbrojmë aleatët nga regjimi ‘brutal’ i Koresë Veriore

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria të cilën ai e drejton ka rritur mirëqenien e kosovarëve.

‘Të dashur miq, kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet. Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritet’, ka thënë Mustafa.

Java e ardhshme është vendimtare nëse Mustafa do të vazhdojë të mbetet kryeministër, pasi opozita ka bërë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për Qeverinë ndërsa PDK-ja duket se është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

COMMENTS