Mustafa: Qendrat kriminale manipuluan me votat në Istog

Mustafa: Qendrat kriminale manipuluan me votat në Istog

Përplasja fizike e deputetëve të PD-së me policinë në Tiranë, përgjaket Spaho (Video)
Norvegjia hap dyert, ofron 4500 euro në muaj për të punuar në këto profesione

Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesën që të mos përsëritet votimi për kryetar të komunës së Istogut. Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të ardhura me postë, kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova kishte humbur kryesimin, çka kishte sjellë si rezultat përmbysjen e rezultatit duke e vënë Gani Dreshajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fitues në Istog.

Pas këtij zhvillimi, LDK i ishte drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ky organ, e kishte pranuar ankesën e LDK-së, por nuk kishte kërkuar anulimin e votave me postë, por kishte vendosur që

Istogu të shkonte sërish në votim për kryetarin e komunës.

Nisur nga këto zhvillime, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se tani ky subjekt politik do t’i drejtohet Gjykatës Supreme nga e cila do të kërkoj që të mos shkohet në rivotim, por që kandidati i LDK-së të shpallet fitues.

Isa Mustafa tha se Haki Rugova ka fituar në Istog, por se sipas tij, fitorja e tij po kontestohet me vota të kontestuara nga, siç tha ai,’me vota të kriminalizuara nga qendrat kriminale’.

Mustafa tha se votat e ardhura nga Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Vjena e Austrisë në favor të kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nukjanë vota të diasporës.

‘Diasporën nuk e përbëjnë serbët, malazezët e boshnjakët, ngase ne e dimë shtrirjen e diasporës sonë’, tha Mustafa.

Sa i përket Prishtinës, Mustafa tha se i është lënë shtabit zgjedhor të kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi që të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ngase sipas tij, ka dyshime të bazuara për manipulim.

COMMENTS