Mustafa pranon zërin e kundërshtimit, premton…

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i LDK-së dhe kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa ka folur rreth rezultateve të partisë që udhëheq.

Mustafa ka thënë se në këto zgjedhje ka mbizotëruar zëri i kundërshtimit derisa ka shtuar se LDK-ja në ditët e ardhshme do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

‘Të nderuar qytetarë,

Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.

LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.

Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat’.

COMMENTS