Mustafa nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me Ramush Haradinajn

Mustafa nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me Ramush Haradinajn

Hoti: Rinia është e përfaqësuar më së miri në listën tonë për deputetë
Albana Osmani zhgënjen pa grim (Foto)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se procesi i zgjedhjeve të 11 qershorit ka qenë i rregullt, ku të gjitha subjektet politike në përgjithësi kanë respektuar normat dhe kriteret demokratike.

Mustafa në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’, gjithashtu është shprehur se është i gatshëm të takohet me kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

“Në çdo moment që z. Haradinaj nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes me PDK-në, ne mund të bisedojmë për mundësitë e bashkëqeverisjes. Por, jo deri sa z. Haradinaj flet në emër të një koalicioni që drejtohet nga PDK-ja”, është shprehur kreu i LDK-së.

Po ashtu ai ka thënë se është i hapur për një bashkëpunim edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe Nismën.

“Në rast se nuk gjejmë mirëkuptim me VV-në, AAK-në dhe Nismën, për qeverisje me përgjegjësi programore të LDK-së, do ta shfrytëzojmë hapësirën parlamentare për t’i shërbyer vendit”, ka deklaruar Mustafa.

Ndër tjerash kryeministri në largim Isa Mustafa është pyetur nëse deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mund ta votojnë individualisht Qeverinë Haradinaj.

Ai është shprehur se ‘peshkimi’, kontrabandimi, blerja e deputetëve nuk janë zgjidhje dhe as alternativë për një qeveri. Një qeveri që ndërtohet me forma të tilla nuk meriton as të trajtohet si e tillë, sepse bie që është qeveri e mashtruesve. Nuk besoj se në mashtruesve. Nuk besoj se në AKR ka mashtrues’, ka thënë Mustafa.

COMMENTS