Mustafa: Nëse nuk miratohet ligji sot, Kosova del nga programi i FMN

Musliu: Kryeprokurori Lumezi e ka falsifikuar provimin, por ai do t’i bllokojë hetimet
Ferizaj: E incizoi, e tash po e kërcënon se ia publikon videon nëse nuk ia jep 3 mijë euro

Ndryshimi i ligjit për veteranët e UÇK-së duhet të bëhet këtë vit. Në rasat se legjislativi nuk e miraton ligjin, atëherë Kosova rrezikon të humb mbi 100 milionë euro fondet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e sotme të thirrur për këtë çështje.

‘Në fakt problemi i ngutjes për miratim të ligjit nuk është i yni. Por është kërkesë e FMN-së . Është kërkesë eksplicite që kjo çështje të mbyllet gjatë këtij viti. Bordi i FMN-së që do të mbahet me 4 ose 6 janar, mund të vendos që mos të jemi më në suaza të programit të FMN. Deri më tani kemi certifikuar rreth 46 mijë veteran të UÇK-së, që do të thotë për këtë ne për gjatë një viti do të kemi rreth 60 milionë euro me ligjin ekzistues i cili kundërshtohet nga FMN. Në buxhetin që e kemi aprovuar para disa ditëve ne i kemi paraparë t’i ndajmë 38 milionë euro. Kjo shumë është në pajtueshmëri me FMN’, tha Mustafa.

COMMENTS