Mustafa: Ndalimi i Haradinajt me motive armiqësore nga Beogradi

Mustafa: Ndalimi i Haradinajt me motive armiqësore nga Beogradi

Planifikonin veprime terroriste, arrestohen 2 prej 5 të dyshuarve
Lirohet Aida Dërguti (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Basel.

Kryeministri Mustafa në mbledhjen e Qeverisë tha se presin që Haradinaj të lirohet, duke e ditur se akuzat janë të pavlefshme dhe faktin se në dy raste e ka dëshmuar pafajësinë e tij.

Kreu i ekzekutivit tha se Haradinaj është ndalur nga autoritetet franceze ne bazë të një fletarresti të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi.

Mustafa tha se nëse Serbia vazhdon në këtë mënyrë atëherë edhe Kosova do të marrë masa.

‘Që nga momenti i ndalimit të Haradinaj të gjitha dikasteret kompetente të qeverisë janë duke u angazhuar me kapacitet të plotë dhe vazhdojnë të punojnë për të kontribuar në çdo formë për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt’, ka thënë Mustafa.

COMMENTS