Mustafa: Ligji për Trepçën rruga drejt zhvillimit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se në fillim të këtij viti ‘u kishte premtuar minatorëve se zgjidhjen e Trepçës, do ta bëjmë në të mirë të të gjithëve’.

Mëtutje, në rrjetin Facebook ai ka shkruar se tash kur u miratua Ligji për Trepçën, ai ‘i hapë rrugë zhvillimit’.

Kryeministri Mustafa e ka përfunduar postimin e tij të shkurtër me fjalët tradicionale të minatorëve ‘Me Fat’!

Kuvendi i Kosovës mbrëmë pas mesnatës, e miratoi, Ligjin për Trepçën me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

COMMENTS